Papa Françesku dënon mungesën e gjetjes së rrugëve të paqes për Ukrainën
BKT
Rajoni dhe Bota

Papa Françesku dënon mungesën e gjetjes së rrugëve të paqes për Ukrainën

ATSH

Papa Françesku dënoi mungesën e rrugëve të guximshme të paqes në Evropë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë duke i kujtuar Kontinentit të Vjetër rolin e tij si ndërtues urash, në fillim të një vizite pesëditore në Portugali.

“Duke parë me dashuri Evropën dhe frymën e dialogut që e karakterizon atë, dikush mund ta pyesë se ku po lundroni, nëse nuk propozoni rrugë paqeje, mënyra krijuese për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë (…)?”, tha papa 86-vjeçar gjatë fjalimit të tij të parë para autoriteteve dhe trupit diplomatik në qendrën kulturore të Belémit.

“Ne po lundrojmë në oqeanin e historisë në kohë të trazuara dhe ndjejmë mungesën e rrugëve të guximshme të paqes”, shpreh keqardhjen ai.

“Bota ka nevojë për Evropën reale. Ajo ka nevojë për rolin e saj si ndërtuese urash dhe paçebërëse në pjesën e saj lindore, në Mesdhe, në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme”, tha ai.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota