Stuhia mbyt dy persona në Japoni
BKT
Rajoni dhe Bota

Stuhia mbyt dy persona në Japoni

Ardiana Gashi /RTK

Të paktën dy persona kanë humbur jetën nga tajfuni ‘Khanun’ në Okinawa, disa ditë pas ciklonit ‘Doksuri’, që solli vdekje dhe shkatërrim në Kinë dhe Filipine.

Tajvani verior mbylli të enjten bizneset dhe shkollat, ndërsa linjat ajrore anuluan dhjetëra fluturime, pasi tajfuni i ngadalshëm 'Khanun' kaloi në verilindje të ishullit, mes paralajmërimeve për përmbytje dhe erëra të forta.

Tajfuni 'Khanun', i kategorizuar nga byroja e motit të Tajvanit si niveli i dytë më i fortë i tajfunit, u nis ngadalë drejt bregut të tij verilindor me erëra maksimale prej 198 km/h.

Stuhia pritej të kalonte bregun verior të Tajvanit, vonë të enjten përpara se të bënte një kthesë të në verilindje të premten, duke sjellë reshje totale deri në 0.6 metra në malet e Tajvanit qendror dhe 0.3 metër shi në malet pranë Taipeit.

Stuhia kishte ndërprerë energjinë në më shumë se 16,000 familje në të gjithë Tajvanin, megjithëse shumica e tyre ishin restauruar.

Në anën tjetër në destinacionin popullor turistik të Japonisë, Okinawa, tajfuni ‘Khanun’ la dy persona të vdekur, të paktën 62 të lënduar dhe ndërpreu energjinë në më shumë se 200,000 familje gjatë dy ditëve të fundit.

Tajfuni ‘Khanun’ vjen vetëm një javë pasi tajfuni ‘Doksuri’, duke sjellë shira të dendur dhe erëra të forta në jug të Tajvanit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota