Protestat në Nigeri për karburante
BKT
Rajoni dhe Bota

Protestat në Nigeri për karburante

Ardiana Gashi /RTK

Protestuesit nigerianë kanë marshuar nëpër qytetet kryesore të vendit, kundër heqjes së një subvencioni për karburante.

Federata kryesore e Punës e Nigerisë ka rënë dakord të kthehet në bisedime me qeverinë pas një takimi me presidentin Bola Tinubu, thanë udhëheqësit e sindikatave, në një ditë kur qindra nigerianë marshuan kundër heqjes së një subvencioni për karburant.

Kongresi i Punës i Nigerisë tha se marshimet nëpër qytetet e mëdha nigeriane ishin mjaft të suksesshme për të detyruar Tinubu të takohej me udhëheqësit e sindikatave dhe të zotohej të përshpejtonte një marrëveshje për një pagë të re minimale midis premtimeve të tjera.

Zëdhënësi i Tinubu tha se liderët e lëvizjes punëtore kishin rënë dakord të pezullonin grevën e tyre, ndërsa bisedimet vazhdonin, duke shtuar se presidenti kishte premtuar se një rafineri e madhe e naftës në fazën e rehabilitimit në Nigerinë jugore do të fillonte përpunimin e karburantit  deri në dhjetor, duke ulur çmimet e benzinës.

Greva ishte testi i parë i madh për Tinubu, i cili hoqi subvencionimin popullor, por të shtrenjtë të naftës, i cili i kushtoi qeverisë 10 miliardë dollarë vitin e kaluar dhe hoqi kufizimet në tregtimin e këmbimit valutor.

Ndërsa reformat e Tinubu-t janë mirëpritur nga investitorët, sindikatat thonë se ato kanë çuar në rritje të kostove në një kohë kur nigerianët tashmë po përballen me inflacionin më të lartë në gati dy dekada.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota