Meksikë, 18 persona humbën jetën nga aksidenti i autobusit
BKT
Rajoni dhe Bota

Meksikë, 18 persona humbën jetën nga aksidenti i autobusit

Ardiana Gashi / RTK

Të paktën 18 persona humbën jetën, duke përfshirë tre fëmijë dhe 20 të tjerë u lënduan pasi një autobus u rrëzua në një luginë në shtetin veriperëndimor meksikan të Nayarit.

Mbrojtja Civile e Nayarit dhe Zjarrfikësit thanë në përditësimin e tyre të fundit se shërbimet e urgjencës i kishin transferuar të lënduarit në spital, përfshirë shoferin e autobusit.

Autobusi i pasagjerëve, me banorë vendas dhe emigrantë, po udhëtonte nga Mexico City për në Tijuana kur u rrëzua pranë kryeqytetit të shtetit Tepic, njoftuan mediat lokale.

Autoritetet besojnë se shoferi ka të ngjarë të ketë qenë duke vozitur shpejtë, duke e bërë atë të humbasë kontrollin e automjetit, i cili u zhyt në një përroskë 40 metra të thellë, tha mbrojtja civile.

Guvernatori i shtetit të Nayarit tha se qeveria lokale po punonte në bashkëpunim me autoritetet federale për t'iu përgjigjur aksidentit vdekjeprurës.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota