Mbi 1 milion qytetarë kinezë të zhvendosur pas përmbytjeve
BKT
Rajoni dhe Bota

Mbi 1 milion qytetarë kinezë të zhvendosur pas përmbytjeve

Ardiana Gashi / RTK

Më shumë se një milion njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre në provincën Hebei të Kinës pas një stuhie vdekjeprurëse në fillim të kësaj jave, sipas mediave shtetërore, pasi zyrtarët paralajmëruan se mund të duhet një muaj që ujërat të tërhiqen në disa zona.

Shiu nga mbetjet e tajfunit Doksuri goditi provincën veriore prej 75 milionë banorësh dhe qytetet fqinje të Pekinit dhe Tianjin duke filluar nga fundjava e kaluar, duke rezultuar në përmbytje të mëdha që bllokuan banorët, lanë ura dhe autostrada dhe la të paktën 22 të vdekur.

Stuhia solli reshjet më të mëdha të shiut që Pekini ka përjetuar në 140 vjet, duke shënuar një provë të rëndësishme të kapacitetit të rajonit për të trajtuar motin ekstrem që ekspertët paralajmërojnë se do të bëhen më të shpeshta me ndryshimet klimatike.

Banorët e evakuuar janë transferuar në strehimore të improvizuara në hotele dhe shkolla, sipas raporteve të mediave shtetërore.

Që nga e mërkura, autoritetet kanë larguar më shumë se një miliardë metra kub ujë nga përmbytjet në zonat e kontrollit të përmbytjeve, të cilat përfshijnë tokat bujqësore dhe zonat e banuara, si dhe liqenet sipas medias shtetërore.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota