16:06 / 05.08.2023
Gjeorgji, 11 të vdekur nga rrëshqitja e tokës
Radio Kosova
Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 25 të tjerë konsiderohen të zhdukur, si pasojë e rrëshqitjes së tokës në qytetin turistik, Shovi, në Gjeorgji.
Në operacionet e kërkimit për personat e mbuluar nga dheu është përfshirë edhe ushtria.
Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zourabichvili, ndërkaq, u ka shprehur ngushëllime familjeve të të vdekurve.
Ajo u bëri thirrje gjeorgjianëve që të jenë të bashkuar “për këtë tragjedi të madhe, dhe t’u ndihmojnë të prekurve ta tejkalojnë këtë periudhë të rëndë", ndërsa e ka shpallur ditën e hënë, 7 gushtin, ditë zie kombëtare në Gjeorgji.























