Ish-kryeministri i Pakistanit dënohet me tre vjet burg
BKT
Rajoni dhe Bota

Ish-kryeministri i Pakistanit dënohet me tre vjet burg

RTK

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, ka bërë thirrje për protesta mbarëkombëtare pasi u dënua me tre vjet burg për akuzat për korrupsion.

Khan u shpall fajtor për mosdeklarimin e parave të fituara nga shitja e dhuratave që mori në detyrë.

Ai i mohon akuzat dhe thotë se do të apelojë.

Pas vendimit, Khan u mor në paraburgim nga shtëpia e tij në Lahore.

Në një deklaratë të para-regjistruar të postuar pas vendimit, ai u bëri thirrje mbështetësve të luftojnë kundër vendimit.

Ish-politikani 70 vjeç, u zgjodh në vitin 2018, por u rrëzua në një votë mosbesimi vitin e kaluar pasi u përplas me ushtrinë e Pakistanit.

Khan po përballet me më shumë se 100 raste të ngritura kundër tij që nga shkarkimi i tij, akuza që ai thotë se janë të motivuara politikisht.

Vendimi i së shtunës u përqendrua në akuzat se ai deklaroi gabimisht detajet e dhuratave nga  personalitete të huaja dhe të ardhurat nga shitja e tyre e supozuar.

Dhuratat raportohet se vlejnë më shumë se 635,000 dollarë të cilat përfshinin orë Rolex, një unazë dhe një palë manshete.

 Ndryshe Ushtria e Pakistanit luan një rol të madh në politikë, ndonjëherë duke marrë pushtetin në grusht shtet ushtarak dhe, në raste të tjera, duke bërë lëvizje prapa skenës.

Parlamenti i Pakistanit do të shpërndahet më 9 gusht, duke lënë një qeveri të përkohshme të marrë drejtimin në prag të zgjedhjeve.

Nuk është shpallur data e zgjedhjeve, megjithëse sipas kushtetutës ato duhet të mbahen në fillim të nëntorit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota