Kroacia feston ditën kur ktheu Kninin
RTK
Kroacia ka festuar një operacion ushtarak të vitit 1995, në të cilin trupat e saj rimorën bastionin e serbëve rebelë
Kjo ditë shënohet në Kroaci si Dita e Falënderimeve të Fitores dhe Atdheut dhe Dita e Veteranëve të Luftës, e cila është festimi i një ofensive katër-ditore të quajtur "Operacioni Stuhia" në gusht 1995.
Kroacia thotë se operacioni rivendosi sovranitetin kroat mbi pjesët e pushtuara qendrore dhe jugore të vendit, përkatësisht, 11,000 kilometra katrorë të territorit të pushtuar në Dalmacinë veriore, Lika, Banovina dhe Kordun në 84 orë në 1995.
Ndërkohë, Serbia fqinje mban zi ditën ku qindra viktimat që u vranë gjatë sulmit të gushtit 1995.
Ceremonia e së shtunës në Kroaci filloi në orën 9:15 kur raporti iu dorëzua Presidentit të Republikës dhe Komandantit të Përgjithshëm.
Pas kësaj, në Kalanë e Kninit u ngrit flamuri kombëtar kroat, me këndimin e himnit kombëtar.
Kambanat e kishës së Kninit ranë, në kujtim të kohës në të cilën, sot 28 vjet më parë, ushtria kroate rimori rajonin.
Në sheshin “Ante Star’evi” u fol për Operacionin “Stuhia” dhe u përmendën emrat e ushtarëve kroatë të vrarë dhe të zhdukur.























