Kthehet në Kosovë alpinistja Ibrahimi, Çeku premton mbështetje|Video
BKT
Sport

Kthehet në Kosovë alpinistja Ibrahimi, Çeku premton mbështetje|Video

Uran Krasniqi/RTKLive

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka premtuar mbështetje për alpinisten Uta Ibrahimi. 

Alpinistja kosovare është pritur të shtunën nga ministri, pasi paraprakisht ka shkelur në majën e "Malit të egër" me lartësi 8,611 m. 

"Nuk ka çka të thuhet përveç se të falenderohet Uta, që na jep emocion. Jam këtu për ta rikonformuar gatishmërinë për mbështetje. Faleminderit Uta, dhe më vjen mirë që je kthyer me shëndet", ka thënë Çeku.

Ibrahimi ka folur për suksesin e fundit. "Kjo radhë është pak më e veçantë për shkak se është maja e dytë më e lartë në botë që në të njëjtën kohë njihet si maja më e vështirë e më teknike. Ka qenë një rrugëtim shumë i gjatë e me shumë sfida", ka thënë ajo.   

Ibrahimi deri më tash ka ngrehur flamujt e Kosovës dhe të Shqipërisë në majat më të larta të botës.