Stuhitë me shi të rrëmbyeshëm kanë përmbytur zona të mëdha të Azisë Lindore
BKT
Rajoni dhe Bota

Stuhitë me shi të rrëmbyeshëm kanë përmbytur zona të mëdha të Azisë Lindore

Dardan Ramabaja / RTK

Stuhitë që sjellin shi jashtëzakonisht të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta në sezonin e tajfuneve të Paqësorit verior, kanë përmbytur zona të mëdha të Azisë Lindore, ku Kina është ndër vendet më të goditura

Në Pekin, sasia e shiut gjatë javës së kaluar ka thyer një rekord 140-vjeçar.

Njerëzit në kryeqytet dhe provincën fqinje Hebei u larguan nga shtëpitë e tyre me barka dhe kamionë ndërsa Doksuri, një ish-super tajfun, përmbyti verilindjen e Kinës.

Të paktën 10 persona kanë vdekur dhe 18 janë të zhdukur dhe zyrtarët kanë evakuuar miliona njerëz.

Në zonat e përmbytura, banorët kanë nisur të nxjerrin baltën me lopatë nga banesat e tyre.

Shirat e dendur të nga tajfuni Doksuri shkaktuan përmbytje edhe në Kinën veriore dhe lanë dy të vdekur kurse mijëra të tjerë u evakuuan.

Skenat e përmbytura u shfaqën gjithashtu në Filipine, ku tajfunet, Khanun, Doksuri dhe Talim përkeqësuan shirat sezonalë të musonit.

Tajfunet theksuan problemet e përhershme të përmbytjeve edhe në kryeqytetin e Filipineve, Manila dhe periferitë e tij Bulacan dhe Pampanga.

Khanuni ka goditur edhe Okinawën e Japonisë në mes të javës dhe kërcënon të kthehet në kontinentin e Japonisë, ndërsa shirat intensifikohen në Kinë.

Tajfuni Khanun bëri që zyrat dhe shkollat të mbyllen për një ditë në Tajvan.

Ndërkohë, India është në mes të një sezoni të rëndë musonesh që ka përmbytur disa pjesë të vendit.

Vetëm në dy javët e para të korrikut, përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës atje kanë vrarë pothuajse 100 njerëz në veri.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota