Përmbyten dy varka me emigrantë në Itali
Hanife Oamani / RTK
Një grua së bashku me foshnjën e saj një vjeçare kanë vdekur pas përmbytjes së anijes me emigrantë në brigjet italiane.
Agjencia e Migracionit e OKB-së ka njoftuar se dy anije me emigrantë janë fundosur në ishullin italian të Lampedusa, kështu duke lënë të zhdukur më shumë se 30 persona.
Dy varkat ishin nisur nga porti Sfax në Tunizi me 48 dhe 42 persona.
Shefi i policisë Emanuele Ricifari, i cili është në krye të hetimit, tha për mediat lokale se trafikantët do ta dinin se parashikohej det i trazuar. Kreu i policisë theksoi se kushdo që i ka lejuar apo detyruar të largohen me këtë det është një kriminel i çmendur dhe i paskrupullt shtoi ai.
Njëkohësisht Emanulee Ricifari u bëri thirrje trafikantëve të ndalojnë, dhe të mos i dërgojnë njerëzit në thertore me kalimin ilegalisht nëpër dete.
Autoritetet italiane po hetojnë arsyet e përmbytjes së varkave. Tragjedia pason katastrofën me varkë greke të qershorit, e cila la të paktën 78 të vdekur dhe qindra të zhdukur.
OJQ-të thonë se qeveria e ekstremit të djathtë të Italisë e ka vështirësuar detyrën e tyre duke miratuar ligje që kanë efektin e detyrojnë anijet e shpëtimit të përdorin portet e largëta.
Ministria e Brendshme italiane ka treguar se shifrat e migracionit nëpërmjet detit janë dyfishuar këtë vit në 92,000, krahasuar me 42,600 të regjistruar në të njëjtën periudhë në vitin 2022.























