Pakistan, 30 persona kanë humbur jetën në një aksident hekurudhor
BKT
Rajoni dhe Bota

Pakistan, 30 persona kanë humbur jetën në një aksident hekurudhor

Hanife Oamani / RTK

Në Pakistanin jugor, dhjetëra persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa qindra të tjerë janë plagosur pasi treni doli nga shinat hekurudhor.

Sipas zyrtarëve, pasagjerët e plagosur janë dërguar në spitalet më të afërta si dhe ekipet e shpëtimit po bëjnë të pamundurën të nxjerrin të mbijetuar nga rrënojat.

Ministri i Hekurudhave, Saad Rafiq deklaroi për medie se hetimet fillestare treguan se treni po udhëtonte me shpejtësi normale, mirëpo autoritetet përgjegjëse ende po përpiqen të vijnë në konkluzion se çfarë çoi në daljen e trenit nga shinat. Ndërsa, zëdhënës të Hekurudhave, treguan se përgjatë devijimit edhe tetë vagonë dolën jashtë binarëve bashkë me të.

E nga Ministria e Informacionit në Sindhi, theksuan se fokusi primar i qeverisë është të shpëtojnë të mbijetuar sa më shumë që është e mundur. Aksidentet hekurudhore në Pakistan nuk janë të rralla.

Në vitin 2021, dy trena që udhëtonin në provincën Sindh u përplasën, duke vrarë të paktën 40 njerëz dhe duke plagosur dhjetëra, e mes viteve 2013 dhe 2019, 150 njerëz kanë vdekur në incidente të tilla, sipas raporteve të mediave lokale.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota