13 të vdekur nga përmbytja e anijeve në mesdhe
Hanife Osmani / RTK
Brigjet italiane kanë gjetur dy varka të përmbytura me emigrantë. Bëhet e ditur se një grua dhe një foshnjë janë në mesin e 13 të vdekurve, ndërsa dhjetëra të tjerë konsiderohen të zhdukur.
Tre anije me emigrantë u përmbytën në Detin Mesdhe. Një nënë me foshnjën e saj një vjeçare raportohet e vdekur në mesin e trembëdhjetë personave që humbën jetën. 44 persona besohet se janë ende të zhdukur në ishujt Kerkenah të Tunizisë dhe më shumë se 30-sosh në ishullin italian Lampedusa. Në incidentin në ishujt Kerkennah, të gjithë ata që ishin në bord ishin nga Afrika Sub-Sahariane, tha një zyrtar gjyqësor për agjencinë e lajmeve Reuters.
Sipas autoriteteve tuniziane emigrantët po rrezikojnë jetën e tyre ngase po kërkojnë një jetë më të mirë në Evropë. Kryqi i Kuq u ka siguruar disa prej emigrantëve ushqim, ujë, rroba dhe batanije termale emergjente. Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) tha se shifrat aktuale ka të ngjarë të jenë shumë më të larta. "Shumë trupa janë gjetur në det, duke sugjeruar se ka shumë mbytje anijesh për të cilat nuk kemi dëgjuar kurrë," tha zëdhënësi i IOM-it, Flavio Di Giacomo.























