Portugali, zjarri shkatërroi 6700 hektarë tokë
BKT
Rajoni dhe Bota

Portugali, zjarri shkatërroi 6700 hektarë tokë

Hanife Oamani / RTK

Përhapja e madhe e zjarrit në një nga destinacionet kryesore turistike të Portugalisë detyroi më shumë se 1400 personave të evakuohen.

Mbi 850 zjarrfikës u përpoqën të shuajnë zjarrin e furishëm, i cili ka shkatërroi 6700 hektarë tokë.

Temperaturat e larta dhe erërat e forta kanë vështirësuar përpjekjet për të luftuar flakët.

Jose Ribeiro, komandanti i autoritetit të urgjencës dhe mbrojtjes civile, nënvizoi se kushtet e motit pritej të mbeten një sfidë pavarësisht. Kryetari i bashkisë së Odemiras, Helder Guerreiro, e quajti situatën "kritike, të vështirë dhe komplekse", ndërsa Ribeiro tha se kishte "shumë punë" përpara për të vënë nën kontroll zjarrin.

Portugalia ka vendosur disa rajone nën alarm të kuq pasi temperaturat pritet të arrijnë në 41 gradë Celsius.

E nga zhvillimet tjera klimatike, Japonia në anën tjetër po përballet me tajfunin Khanun, i cili anuloi qindra fluturime. Tajfuni, i cili parashikohet të arrijë në bregun jugor të Koresë së Jugut të enjten, po zgjat në Oqeanin Paqësor, rreth 200 km në jug të ishullit të tretë më të madh të Japonisë Kyushu.

Sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze, trenat, fluturimet dhe tragetet janë anuluar për dy ditët në vijim.

Një tjetër tajfun është shfaqur gjithashtu në Paqësor, tha JMA. Tajfuni Lan, me erëra deri në 180 km/h pritet të arrijë të dielën në Japoninë qendrore.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota