41 emigrantë vdesin nga përmbytja e një barke në Itali
BKT
Rajoni dhe Bota

41 emigrantë vdesin nga përmbytja e një barke në Itali

Ardiana Gashi / RTK

Dyzet e një emigrantë kanë vdekur në një përmbytje të barkës në ishullin italian të Lampedusa, thanë të mbijetuarit për mediat lokale.

Një grup prej katër personash që i mbijetuan katastrofës u thanë shpëtimtarëve se ishin në një barkë që ishte nisur nga Sfax në Tunizi dhe ishte fundosur rrugës për në Itali.

Katër të mbijetuarit, me origjinë nga Bregu i Fildishtë dhe Guinea, arritën në Lampedusa të mërkurën.

Të mbijetuarit, tre burra dhe një grua, u thanë shpëtimtarëve se ishin në një barkë me 45 persona, duke përfshirë tre fëmijë.

Ata thanë se barka e tyre u largua nga Sfax të enjten javën e kaluar, por u përmbyt brenda disa orësh.

Ata me tej thanë se u shpëtuan nga një anije mallrash dhe më pas u transferuan në një anije të rojes bregdetare italiane.

Roja bregdetare italiane raportoi për dy anije që u përmbytën në zonë të dielën, por nuk është e qartë nëse kjo barkë është një nga ato.

Më shumë se 1800 njerëz kanë humbur jetën deri më tani këtë vit në kalimin nga Afrika e Veriut në Evropë.

Autoritetet tuniziane thonë se Sfax, një qytet port rreth130 km nga Lampedusa, është një portë e njohur për emigrantët që kërkojnë siguri dhe një jetë më të mirë në Evropë.

Ditët e fundit, anijet italiane të patrullimit dhe grupet e bamirësisë kanë shpëtuar 2000 persona të tjerë që kanë mbërritur në Lampeduza.

Tunizia ka parë një valë racizmi kundër afrikanëve me ngjyrë në muajt e fundit dhe përpjekjet për t'u larguar nga vendi me anije janë shtuar.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota