Komuna e Tetovës organizoi manifestim mirëseardhës për Kurtin
BKT
Foto/
Rajoni dhe Bota

Komuna e Tetovës organizoi manifestim mirëseardhës për Kurtin

RTKlive

Në Tetovë është mbajtur manifestim në nderim të vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në sheshin "Iliria".

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij në ceremoninë e organizuar nga Komuna e Tetovës për nder të vizitës së tij ka thënë se shtetet e perëndimit i sjellin siguri rajonit, siç pohoi ai, në një kohë kur “imperializmi rus” e riktheu luftën në Evropë, duke iu referuar agresionit të Federatës Ruse në Ukrainë.

Ai tha se aksi rrugor Prizren-Tetovë është marëveshje. Kurti tha se kosotoja është 200 milionë euro dhe se nuk është kostoja e lartë.

Kurti foli edhe për pritjen që bën shqiptarët e Maqedonisë së Veriut në 1999, gjatë luftës së Kosovës.

Kurse kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, tha se përkrahja e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për kryeministrin kosovar “nuk ka as karakter ideologjik, pra i kapërcen qëndrimet e përafërta, apo të ndryshme që mund t’i kemi në çështje të caktuara ekonomike apo politike”.

Në këtë manifestim kanë performuar grupe të ndryshme muzikore, përfshirë edhe grupin nga Tetova Elita 5.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota