Zjarret në Hawaii, arrin në 89 numri të vdekurve
BKT
Rajoni dhe Bota

Zjarret në Hawaii, arrin në 89 numri të vdekurve

Dardan Ramabaja/RTK

Tetëdhjetë e nëntë të vdekur janë konfirmuar në zjarrin ne ishullin Maui në Hawaii që rrafshoi qytetin historik Lahaina, duke e bërë zjarrin më vdekjeprurës në SHBA në një shekull.

Numri i viktimave nga zjarri mund të rritet dukshëm, ka paralajmëruar të shtunën guvernatori i Hawaiit, Josh Green, ndërsa vazhdon puna mjeko-ligjore për identifikimin e viktimave.

Ndërsa qindra të tjerë po mbushin strehëzat në të gjithë ishullin pasi u larguan nga zjarri.

Ndërsa zjarret tani janë kryesisht nën kontroll, përpjekjet për shuarjen e plotë të tyre po vazhdojnë në pjesë të ndryshme të ishullit, duke përfshirë ato rreth Lahainias së shkatërruar.

Autoritetet kanë përqendruar përpjekjet në krehjen e asaj që ka mbetur nga zona bregdetare e ishullit, duke përdorur qen nuhatës për të zbuluar trupat nën rrënoja.

Deri më tani, ata kanë krehur vetëm 3% të zonës së kërkimit, sipas shefit të policisë së Mauit, John Pelletier.

Sipas zyrtareve rreth 1,000 njerëz ende nuk janë kontaktuar, disa prej tyre mund të jenë të sigurt, por të paarritshëm për një sërë arsyesh.

Mendohet se më shumë se 2000 ndërtesa janë dëmtuar ose shkatërruar që nga shpërthimi i zjarreve. Shumica e tyre ishin shtëpi në zonën e Lahaina.

Rruga kryesore për në Lahaina, autostrada Honoapiilani, u rihap për pak kohë për banorët të shtunën, përpara se të mbyllej përsëri shpejt.

Qindra banorë të Lahaina kanë qëndruar gjithsesi në radhë në autostradë, me shpresën se do të lejohen të kalojnë.

Një tjetër rrugë e hapur është Kahekili, por vendasit thonë se është shumë e rrezikshme për makinë. E njohur si "rruga e pasme" për në Lahaina, mezi zë një makinë, ka shumë kthesa dhe një rënie të pjerrët.

Kostoja e rindërtimit të ishullit Maui është vlerësuar në 5.5 miliardë dollarë sipas Qendrës së Fatkeqësive të Paqësorit (PDC) dhe FEMA, e cila po koordinon përpjekjet e ndihmës në Hawaii nga Uashingtoni.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota