Dronët kamikazë, armët thelbësore në luftën mes Ukrainës dhe Rusisë
Dardan Ramabaja/RTK
Një armë është bërë thelbësore në luftën mes Ukrainës dhe Rusisë që nga fillimi i verës: Ai është droni kamikaz, i aftë për të shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Eugene, që është një pilot ukrainas i dronëve, ka dërguar një ekip gazetarësh të France 2 pranë Bakhmutit për të parë njerëzit e tij, që janë pilotë dronesh, përgjegjës për zmbrapsjen e rusëve.
Ushtarët duhet të jenë të shpejt për të shmangur zbulimin ndërsa targetojnë një objektiv. Misioni i tyre është të transmetojnë koordinatat tek pilotët që kontrollojnë dronët kamikazë nga disa kilometra larg. Megjithatë, gjatë manovrës, pozicioni i tyre është në shënjestër dhe raketat bien jo rrallë në më pak se 50 metra larg, ndërsa një dron rus qarkullon lart.
"Operatorët e dronëve janë objektivi numër një dhe nëse na gjejnë, armiku na godet", deklaroi Eugene.
Pavarësisht rrezikut, misioni i tyre duhet të vazhdojë. Me t’u identifikuar objektiva të rinj, dronët kamikazë hyjnë në veprim.
Fillimisht të përdorura për akrobacine para luftës, këto pajisje tani shërbejnë si raketa, duke u përplasur me armikun. Siç sugjeron emri i tyre, ato janë për një përdorim të vetëm. Më efikas dhe më pak të kushtueshëm se dronët konvencionalë, ata luajnë një rol të madh në luftën në Ukrainë, edhe nëse janë të vështira për t'u trajtuar.























