Koreja e Veriut:“Diskriminimi racor” e shtyu ushtarin amerikan të dezertojë
BKT
Rajoni dhe Bota

Koreja e Veriut:“Diskriminimi racor” e shtyu ushtarin amerikan të dezertojë

Përgatiti: Bardhyl Bajrami

Për shkak të keqtrajtimit njerëzor dhe diskriminimit racor në ushtri, ushtari amerikan ka kaluar në Korenë e Veriut, thanë zyrtarët në deklarimin e parë publik për rastin. E zyrtarët në Washington kanë thënë se nuk mund t’i konfirmojnë pretendimet, por që po punojnë për lirimin e tij.

Korea e Veriut më në fund është deklaruar rreth ushtarit amerikan i cili me 18 korrik kaloi në territorin e saj. Ajo ka thënë se ushtari amerikan Travis King ka kaluar në territorin e saj për shkak të keqtrajtimit çnjerëzor dhe diskriminimit racor në ushtri”. Këto janë komenteve e para publike të Koresë së Veriut për rastin.

Washingtoni ka thënë se nuk mund t’i verifikon këto pretendime të Koresë së Veriut ndërsa janë rritur shqetësimet për mirëqenien e ushtarit amerikan, kontakti me të cilin është humb që nga dita kur ka kaluar kufirin.

Shtetet e Bashkuara, me ndihmën e Komandës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara e cila kontrollon zonën kufitare dhe ka lidhje direkte telefonike me ushtrinë e Koresë së Veriut, po mundohet ta negociojë lirimin ushtarit të thjeshtë Travis King.

23 vjeçari, Travis King, kishte kaluar kufirin nga Korea e Jugut në Kore të Verriut me 18 korrik derisa ishte për vizitë në zonën e demilitarizuar.

Korea e Veriut deri tani nuk ka treguar se ku ndodhet apo në çfarë gjendje është ushtari amerikan.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota