BDI përkrah ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut
BKT
Foto/ Bashkimi Demokratik për Integrim në Facebook
Rajoni dhe Bota

BDI përkrah ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut

RTKlive

Bashkimi Demokratik për Integrim mbështet ndryshimet kushtetuese për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut.

"Sot Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e plotë e aleancës veri-atlantike NATO dhe vazhdon rrugëtimin drejt familjes së madhe europiane. Ndryshimet kushtetuese janë hap vendimtar për vazhdimin e negociatave integruese me Bashkimin Evropian dhe organizimin e konferencës së dytë ndërqeveritare”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Bashkimi Demokratik për Integrim bën apel tek të gjithë partitë politike parlamentare dhe 120 deputetët që të reflektojnë fuqishëm në interes të qytetarëve dhe të vendit e jo të bllokojnë procese të rëndësishme siç është integrimi evropian.

“Sot në Kuvend nisi procesi i ndryshimeve kushtetuese dhe i përcaktimit përfundimtar në vendin tonë, në shoqërinë tonë, në skenën tonë politike, kush është pro integrimit, Evropës dhe Amerikës si dhe kush është pro izolimit e Rusisë. Nuk ka mes, nuk ka alternativë, nuk ka rrugë tjetër”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota