Zjarret në Kanada, British Columbia shpall gjendje të jashtëzakonshme
BKT
Rajoni dhe Bota

Zjarret në Kanada, British Columbia shpall gjendje të jashtëzakonshme

Përgatiti: Flutura Bekqeli

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në provincën perëndimore të British Columbia në Kanada, pasi një zjarr i shpejtë kërcënon të shkatërrojë më shumë shtëpi në zonën përreth qytetit West Kelowna.

Zyrtarët kanë paralajmëruan se situata ka evoluar me shpejtësi dhe janë në një situatë jashtëzakonisht sfiduese në ditët në vijim.

Zjarri i McDougall Creek është rritur nga 64 në 6800 hektarë në 24 orë. Rreth 4,800 njerëz janë tani nën urdhër evakuimi. Rreth 22,000 njerëz - ose afërsisht gjysma e popullsisë - janë zhvendosur në Territoret Veriperëndimore të Kanadasë për shkak të një zjarri tjetër të madh.

Një afat zyrtar për evakuimin e Yellowknife, kryeqyteti i territorit federal të Kanadasë, ka skaduar. Banorët janë përpjekur të largohen me ajër dhe rrugë, në përpjekje për t'i shpëtuar një zjarri që lëviz drejt periferisë së qytetit. Më herët, shefi i zjarrfikësve në west Kelowna, Jason Brolund e përshkroi zjarrin si "shkatërrues".

Zyrtarët lokalë kanë raportuar tashmë "humbje të konsiderueshme strukturore" në zonë, duke përfshirë në Trader's Cove, në veri të west Kelowna. Asnjë vdekje nuk është raportuar deri më tani. Hapësira ajrore rreth Aeroportit Ndërkombëtar Kelowna tani është mbyllur për gjithçka tjetër përveç fluturimeve për shpëtim nga zjarrfikësit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota