Ukraina shkatërron një aeroplan-bombardues rus, TU-22
BKT
Rajoni dhe Bota

Ukraina shkatërron një aeroplan-bombardues rus, TU-22

RTK

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se forcat e tyre, gjatë një sulmi me fluturake pa pilot, kanë arritur të shkatërrojnë, pranë Shën Petersburgut, një aeroplan-bombardues TU-22, i cili shihet si njëri prej simboleve të fuqisë ajrore.  

TU22 është njëri prej aeroplanëve të rrallë bombardues "të rëndë" të cilët i posedon Rusia – besohet se momentalisht jo më shumë se 10 prej tyre janë operacional dhe të gjithë janë përdorë shpesh për të lansuar raketa balistike drejtë caqeve në Ukrainë.

Shkatërrimi i njërit prej tyre ka, jo vetëm rëndësi simbolike, por edhe vlerë praktike për Ukrainën, pasi që Kremlini tani do të duhet të rimendon se sa larg vijës së frontit duhet ti vendosë TU 22 të mbetur.

Fakti që sulmi u krye thellësi brenda territorit rus, nga një fluturake e prodhuar në Ukrainë, po shihet edhe si fitore propagandistike për Kievin. Disa zyrtarë u kanë thënë mediave se ky do të jetë "vetëm fillimi" i sulmeve të ngjashme.

Rusa, nga ana e saj, ka mohuar se një TU22 është shkatërruar duke thënë se forcat kudër ajrore kanë arritur të rrëzojnë fluturaken ukrainase para se ajo të arninë të godas.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota