10:30 / 22.08.2023
Edward P. Joseph: Zelensky të mos dëgjojë marrëzira nga Vuçiqi
RTK
Profesori amerikan, Edward Joseph, ka komentuar takimin e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky me homologun serb, Aleksandër Vuçiq.
Ai tha se Zelensky duhet të bëhet gati që të dëgjojë marrëzira nga Vuçiqi për neutralitetin e Serbisë, derisa i bëri thirrje që të mos bjerë në grackën e përpjekjes për të joshur Vuçiqin, pasi marrëdhënia e këtij të fundit me Rusinë dhe fuqia e tij mbështetet në izolimin e Kosovës.
Joseph theksoi se Serbia jo vetëm që refuzon të zbatojë sanksione kundër Rusisë, por shpërfill hapur politikën e BE-së, duke përkrahur narrativat pro-ruse në të gjithë rajonin, ndërsa përmendi edhe dërgimin e armëve në Rusi nga Serbia.























