10 të vdekur nga rrëzimi i avionit, Prigozhin në listën e pasagjerëve
BKT
Rajoni dhe Bota

10 të vdekur nga rrëzimi i avionit, Prigozhin në listën e pasagjerëve

Përgatiti: Hanife Osmani

Supozohet se ka vdekur lideri i grupit famëkeq ‘Wagner’, Yevgeny Prigozhin gjatë përplasjes së avionit privat të Embraer Legacy. 62 vjeçari ishte udhëheqës i grupit të rrezikshëm Wagner të cilët së fundmi pas kryengritjes në Moskë u larguan për në Bjellorusi si të lirë në pajtueshmëri me vetë presidentin Putin.

Lideri i trupave Wagner, Yevgeny Prigozhin, supozohet të këtë vdekur në një rrëzim avioni. Prigozhin ishte pjesë e listës së pasagjerëve në bord ndër 9 të tjerë, thuhet nga autoritetet e aviacionit civil rus.

Aeroplani, ishte duke fluturuar nga kryeqyteti St Petersburg, dhe njëkohësisht kishte shtatë pasagjerë dhe tre persona nga ekuipazhi. Grupi famëkeq rus, që nga grusht-shteti ishin përjashtuar nga Kremlini zyrtar.

Prigozhin 62 vjeç si bos mercenar në përputhshmëri me gjoja kërkesat e presidentit rus Vladimir Putin u pajtua të largohet nga Rusia në Bjellorusi bashkë me grupin e tij, si të lirë ndaj çdo akuze të mundshme, edhe pas udhëheqjes së grusht-shtetit të dështuar me 23-24 qershor kundër forcave ajrore ruse.

Kanali Telegram i lidhur me Wagner, Gray Zone raportoi se avioni Embraer në të cilin ishte Prigozhin u rrëzua nga mbrojtja ajrore në rajonin Tver, në veri të Moskës.

Gray Zonë raportuan gjithashtu se banorët vendas kishin dëgjuar dy zhurma para përplasjes. E agjencia e lajmeve Tass tha se avioni privat Embraer Legacy mori flakë duke u përplasur në tokë, duke shtuar se katër trupa ishin gjetur tashmë.

Prigozhin duket se ka mundur të lëvizë lirshëm, duke u parë në Rusi dhe gjithashtu thuhet se ka vizituar edhe Afrikën.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota