Papa Françesku dënon luftën mizore në Ukrainë
atsh
Papa Françesku dënoi sërish luftën “mizore” të Ukrainës në audiencën e tij të përgjithshme javore duke theksuar se shumë fëmijë ishin zhdukur.
“Vëllezër dhe motra, le të lutemi për vëllezërit dhe motrat tona ukrainase, ata po vuajnë kaq shumë”, u tha Françesku turmave në një sheshin e Shën Pjetrit.
“Lufta është mizore, kaq shumë fëmijë ikën, kaq shumë njerëz të vdekur. Të mos harrojmë Ukrainën e torturuar. Sot është një datë e rëndësishme për vendin e tyre”, tha papa Françesku.
Dita e Pavarësisë së Ukrainës është festa kryesore shtetërore në Ukrainën moderne, e festuar më 24 gusht në përkujtim të Deklaratës së Pavarësisë të vitit 1991.
Që kur Rusia nisi pushtimin e saj në fillim të vitit të kaluar, shumë fëmijë ukrainas janë dërguar në Rusi.























