Trump sërish në përballje me drejtësinë
BKT
Rajoni dhe Bota

Trump sërish në përballje me drejtësinë

M.P. / RTKlive

Ish-presidenti Donald Trump do të dorëzohet sot për t`u gjykuar për më shumë se një duzinë akuzash që rrjedhin nga përpjekjet e tij për të ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve të Gjeorgjisë në vitin 2020.

Trump pritet të udhëtojë nga klubi i tij i golfit në Bedminster, New Jersey, në Atlanta për t'u dorëzuar në burgun të Fulton County, shkruan CNN, transmeton RTKlive.

Në rastin e Trump janë të përfshirë edhe 18 të pandehur të tjerë. Ndërkaq, rasti pritet të përfundojë shpejt, meqënëse ish-presidenti amerikan pranoi gjobën prej 200,000 dollarësh dhe kufizime tjera si mos përdorimi i rrjeteve sociale.

Sipas burimeve të CNN, Trump ndërroi avokatin e tij ku Drew Findling po zëvendësohet nga Steven Sadow.

Dorëzimi i Trump në Gjeorgji shënon herën e katërt këtë vit që ish-presidenti iu dorëzua zyrtarëve lokalë ose federalë pasi u ngritën akuza penale kundër tij – episode që nuk ishin parë kurrë në SHBA para vitit 2023, transmeton RTKlive.

Prokurori i Qarkut Fulton, Fani Willis, i cili ngriti çështjen e shantazhit javën e kaluar pas një hetimi shumëvjeçar, ka kërkuar që Trump dhe 18 të pandehurit e tjerë të dalin në gjyq muajin e ardhshëm.

Në aktakuzën e dorëzuar javën e kaluar, Willis akuzoi Trumpin me 13 akuza, duke përfshirë shantazh, akuza për konspiracion dhe nxitje të një zyrtari publik për të shkelur betimin e tyre të detyrës.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota