Escobar viziton Maqedoninë e Veriut
Besnik Iseni/ RTK-Shkup
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, arriti sot pasdite në Maqedoninë e Veriut.
Departamenti amerikan i shtetit deklaroi Eskobar shpreson në diskutime produktive me përfaqësuesit politik në vend.
Zyrtari i lartë amerikan në mbrëmje në Shkup, ka takuar presidentin Stevo Pendarovski.
Escobar do të takojë kryeministrin, Dimitar Kovaçevski dhe liderin e opozitës maqedonase, Hristian Mickovski.
Ndaj kësaj vizite, reagoi opozita maqedonase.
“Ata gjunjëzohen para botës dhe i luten bashkësisë ndërkombëtare që të vijnë në Maqedoni dhe të bëjë presione dhe tortura mbi VMRO-DPMNE dhe rreth shumë qytetarëve të Maqedonisë. Por unë do t’i zhgënjejë, sepse diçka të tillë nuk do të arrijnë dhe kjo që nga 18 gushti ka qenë e qartë, kur u votua rendi i ditës në parlament”, tha Hristian Mickovski.
Vizita e Escobarit në Shkup vjen pas fillimit të procedurës parlamentare për ndryshimet kushtetuese, sipas të cilave shtetasit bullgarë duhet t’i shtohen Kushtetutës.























