Incidentet misterioze të armiqve dhe kritikëve të Vladimir Putinit
BKT
Rajoni dhe Bota

Incidentet misterioze të armiqve dhe kritikëve të Vladimir Putinit

Përgatiti: Flamur Prebreza/rtk

Presidenti rus, Vladimir Putin flet për herë të parë për vdekjen e Prigozhinit. Ai thotë se Prigozhin ishte një ndihmë e madhe në luftën kundër "regjimit neonazist në Ukrainë", por se ai gjithashtu kishte bërë disa gabime të rënda!

Nga Moska ai mohon se Prigozhin është vrarë me urdhër të tij, siç aludohet nga shumë njerëz. Edhe kundërshtarë të tjerë që kanë kaluar mbi presidentin rus kanë vdekur papritur ose janë sëmurë.

Një historik i shkurtër i këtyre incidenteve të mistershme:

 Alexei Navalny u helmua në Siberi

Udhëheqësi kryesor opozitës ruse, Alexei Navalny, u dërgua në Gjermani në gusht 2020 për trajtim mjekësor, pasi u helmua në Siberi, me atë që ekspertët perëndimorë arritën në përfundimin se ishte helm ushtarak nervor “Novichok”. Rusia ka mohuar çdo përfshirje.

Navalny u kthye vullnetarisht në Rusi në vitin 2021 dhe u arrestua menjëherë pas mbërritjes. Ai tashmë po vuante dënime prej 11 vitesh e gjysmë për mashtrim dhe akuza të tjera që ai thotë se janë gjithashtu false.

Helmimi i Sergei Skripal

Ish-agjenti i dyfishtë rus, i cili i dha sekretet inteligjencës britanike, Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia, u gjetën pa ndjenja në një stol jashtë një qendre tregtare në qytetin anglez të Salisbury, në mars 2018.

Ata u dërguan në spital në gjendje kritike dhe zyrtarët britanikë thanë se ishin helmuar - si Navalny - me helm ushtarak nervor “Novichok”. Skripal dhe vajza e tij mbijetuan, ndërsa Rusia ka mohuar çdo rol në helmim dhe tha se Britania po nxit histerinë anti-ruse.

Vrasja e gazetares Anna Politkovskaya

Gazetarja Anna Politkovskaya u qëllua për vdekje jashtë banesës së saj në Moskë në vitin 2006, pasi po kthehej në shtëpi nga supermarketi. Ajo ishte një gazetare që raportonte për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ishte kritike ndaj Vladimir Putinit. Vrasja e saj ndodhi në ditëlindjen e Putinit.

Vdekja e Pavel Antov në hotel

Politikani dhe milioneri rus Pavel Antov kishte qenë kritik ndaj luftës së Putinit me Ukrainën.

Në qershor 2022, media ruse publikoi një mesazh në WhatsApp që i atribuohej Antov që thoshte se një bombardim raketor i Kremlinit në Ukrainë ishte "terrorizëm".

Antov iu drejtua rrjetit rus të mediave sociale “VK” për të mohuar shkrimin e mesazhit, duke këmbëngulur se ai mbështeti "operacionin ushtarak special" të Rusisë në Ukrainë.

Në dhjetor 2022, ai vdiq pasi u raportua se ra nga një dhomë hoteli në Indi.

Burimi: SBS News


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota