Biden komenton për Trumpin
Përgatiti: Ardiana Gashi /RTK
I pyetur nga gazetarët për fotografinë e nxjerrë nga policia të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në burg, presidenti Joe Biden tha se Trump është një djalë i pashëm. Biden komentoi dhe për debatin e republikanëve të mbajtur më herët këtë jave.
Ish presidenti amerikan Donald Trump u dorëzua për t'u përballur me akuzat e krimit se ai komplotoi për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 në Gjeorgji. Presidenti Joe Biden u deklarua për foton e bërë në burg të Trup-it. Biden, i cili po pushon në Liqenin Tahoe, qeshi kur u pyet nga gazetarët nëse e kishte parë ende imazhin.
"Unë e pashë atë në televizor," u përgjigj Biden. Kur u pyet se çfarë mendonte, Biden u përgjigj: "Djalë i pashëm. Djalë i mrekullueshëm". Ishin disa nga komentet e para të Presidentit Biden mbi problemet ligjore të Trump, pasi ai dhe Shtëpia e Bardhë kanë shmangur kryesisht komentimin e padive të Trump.
Trump është ish-presidenti i parë i SHBA-së që i është fotografuar në burg nga policia. Biden komentoi gjithashtu debatin primar tëGOP, duke thënë se ai "nuk mësoi shumë".
"Nuk mbaj mend që ata të kenë folur për ndonjë nga çështjet kryesore," tha ai. "Dua të them se po flitet shumë, por çfarë do të bëjnë ata për t'u marrë me rritjen ekonomike? ... Çfarë do të bëjnë ata për arsimin?"tha Biden Tetë kandidatë u mblodhën në Milwaukee të mërkurën mbrëma për debati Trump nuk mori pjesë në debat.























