Rrëzohet një helikopter amerikan me 20 marinsa në bord
BKT
Rajoni dhe Bota

Rrëzohet një helikopter amerikan me 20 marinsa në bord

RTKlive

Një helikopter ushtarak amerikan, me rreth 20 marinsa në bord, u rrëzua gjatë një manovre ushtarake në brigjet e Darvinit, Australi.

Kjo u raportua nga ”Sky News” duke specifikuar se “rreth orës 11:00 me orën lokale helikopteri ”Osprey” u rrëzua pranë ishullit Melville.

Disa ushtarë në bord janë të zhdukur.

Rreth 2 500 ushtarë nga Australia, SHBA, Indonezia, Filipinet dhe Timori Lindor po marrin pjesë në manovrat ushtarake “Predators Run”.

Forcat e Mbrojtjes Australiane (ADF) kanë konfirmuar se nuk kishte australianë në bordin e helikopterit kur ai u rrëzua.

"Raportet fillestare sugjerojnë se incidenti përfshin personelin e mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara dhe se anëtarët e Forcave të Mbrojtjes Australiane nuk ishin të përfshirë," tha ADF në një deklaratë.

"Në këtë fazë të hershme kritike, fokusi ynë është në reagimin ndaj incidentit dhe sigurimin e sigurisë së të përfshirëve. Më shumë informacion do të jepet kur të jetë e përshtatshme."

Avionët e ndihmesë janë parë duke u larguar nga aeroporti i Darvinit për operacionin madhor të shpëtimit dhe Spitali Royal Darwin është duke u përgatitur për të trajtuar çdo person të përfshirë në aksident.

Policia ka lëshuar një deklaratë të shkurtër duke konfirmuar se "aktualisht po i përgjigjen raporteve për një përplasje avioni në ishullin Melville".

Sky News merr vesh se ushtrimet do të ndërpriten pas përplasjes.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota