Stuhi ekstreme në Bavari, dhjetëra persona të lënduar
BKT
Rajoni dhe Bota

Stuhi ekstreme në Bavari, dhjetëra persona të lënduar

Përgatiti: D. Ramabaja /RTK

Një stuhi e fuqishme ka shkaktuar probleme në Rajonin Gjerman të Bavarisë duke lënduar dhjetëra persona. Stuhi të forta kanë lëvizur nëpër pjesë të ndryshme Bavarisë, të shtunën duke sjellë shira të rrëmbyeshëm, erëra të fuqishme dhe breshër me madhësi të topit të tenisit.

Shtëpi dhe automjete janë dëmtuar janë raportuar në të gjithë zonën, përfshi bodrume të përmbytura dhe pemë të rrëzuara. Në Kissing pranë Augsburg, 30 njerëz u lënduan duke u përpjekur të shpëtonin një tendë era e fuqishme sipas raporteve.

Shërbimi gjerman i motit paralajmëroi të shtunën në mbrëmje për stuhi të tjera në Bavarinë jugore. Për rrethin administrativ të Bavarisë së Epërme, Janë lëshuar nivelet më të larta të paralajmërimit, për stuhi ekstreme.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota