18:16 / 27.08.2023
Qeveria e re e Malit të Zi, pa partitë pro serbe
Përgatiti: Luan Qorraj /RTK
Kandidati për kryeministër në Malin e Zi, Milojko Spajiq, i ka lënë përfundimisht jashtë qeverisë së re partitë pro serbe.
Koalicioni për të ardhmen e Malit të Zi me prirje proserbe e proruse nuk u mbështet as nga SHBA-të dhe as nga BE-ja. Spajiq deklaroi se koalicioni i ri qeveritar ka mbështetjen e 44 deputetëve nga 80gjithsej.
Postin e kryeparlamentarit do ta ketë Aleksa Beçiq. Pritet seanca parlamentare e votimit të kryeparlamentarit të ri që do të pasohet me paraqitjen e programit të qeverisë së re dhe miratimit të listës së ministrave.























