Një stuhi ka goditur ishullin spanjoll të Majorkës
BKT
Rajoni dhe Bota

Një stuhi ka goditur ishullin spanjoll të Majorkës

Dardan Ramabaja/RTK

Ishulli spanjoll i Majorkës u godit nga një stuhi me erëra të forta, shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje të dielën.

Disa njerëz pësuan lëndime të lehta pasi stuhia bëri që një anije të shkëputej nga ankorimi dhe të përplasej me një cisternë nafte në portin e kryeqytetit Palma, raportuan mediet lokale.

Të lënduarit u trajtuan në qendrën mjekësore në bordin e anijes, njofton operatori P&O Cruises në një deklaratë.

Sipas raportimeve të medieve, anija P&O Britannia, me një kapacitet prej 3,647 të mysafirëve dhe me 1,350 anëtarë ekuipazhi, ishte nisur nga Southampton në MB më 18 gusht për një lundrim dy-javor në Mesdhe.

Paralajmërimet e motit të rrezikshëm kanë mbetur në fuqi për disa pjesë të Majorkas edhe të hënën.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota