Kina këtë verë ka përjetuar përmbytje shkatërruese
Përgatiti: Dardan Ramabaja/RTK
Në pak më shumë se një dekadë, numri i përmbytjeve që po regjistrohen në Kinë është rritur dhjetëfish: në verën e vitit 2011, kishte gjashtë deri në tetë përmbytje mujore të listuara në Kinë. Vitin e kaluar, më shumë se 130 u regjistruan në korrik dhe 82 në gusht.
Në provincën veriore Hebei, njerëzit në Zhuozhou po përballen me një luftë të gjatë për të rikthyer jetën dhe bizneset e tyre pas përmbytjeve të fundit.
Kurse në provincën verilindore Heilongjiang, përmbytjet e gushtit shkatërruan 40 për ind të të korrave të famshme të orizit Wuchang, duke ndikuar në furnizimin me ushqime për të gjithë vendin.
Por, ndryshe nga veriu, në jug, në fushën e përmbytjeve të provincës Jiangxi, ekziston frika e thatësirës.
Tempulli në ishull ka qenë i rrethuar nga uji gjatë sezonit të shirave që nga Dinastia Song, 1000 vjet më parë.
Kur kalon sezoni i shirave dhe ujërat tërhiqen, ai bëhet i arritshëm nga toka - por thatësira e fundit ka bërë që toka përreth është ekspozuar më herët se zakonisht.
Qoftë për shkak të thatësirave apo përmbytjeve të papritura, moti ekstrem po tërheq sërish vëmendjen për ndikimin e ndryshimeve klimatike në Kinë, me pyetje serioze që shtrohen nëse masat në vend për ta luftuar atë janë aktualisht mjaft ambicioze për të frenuar forcën shkatërruese të këto ngjarje potencialisht katastrofike.
Por, kjo është një sfidë globale që nuk mund të zgjidhet vetëm në asnjë vend.























