Britani e Madhe/ Problemi teknik shkakton vonesa me fluturimet në vend
BKT
Rajoni dhe Bota

Britani e Madhe/ Problemi teknik shkakton vonesa me fluturimet në vend

rtsh

Sistemet aeroportuale të Britanisë së Madhe u goditën të hënën nga një avari teknike, e cila shkaktoi vonesa në fluturime.

Për disa orë, Shërbimi i Trafikut Ajror Kombëtar njoftoi pakësimin e "trafikut për arsye sigurie".

"Problemin teknik u identifikua dhe u zgjidh. Tani po punojmë ngushtësisht me linjat ajrore dhe aeroportet për të menaxhuar fluturimet me efikasitet.

Problemi kishte të bënte me aftësinë e sistemit për të përpunuar automatikisht planin e fluturimeve, pra planet duhet të përpunoheshin me dorë, por pa atë volumin e madh," njoftoi autoriteti.

Kompanitë "British Airways", "Loganair" dhe "EasyJet" paralajmëruan pasagjerët e tyre për vonesat.

Udhëtarët e linjave drejt Italisë apo Spanjës raportuan deri 12 orë shtyrje të fluturimeve.

"Po punojmë fort për ta zgjidhur problemin teknik. Për ta qenë të qartë, hapësira ajrore britanike nuk është mbyllur, por na është dashur të zbatojmë kufizime për sa i përket trafikut ajror. Kërkojmë ndjesë për ndërprerje të shkaktuar," informoi operatori i trafikut ajror në Britaninë e Madhe.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota