Në vitin e ardhshëm gjyqi kundër ish-presidentit amerikan, Donald Trump
M.P. / RTKlive
Më 4 mars të vitit të ardhshëm ish-presidenti amerikan Donald Trump do të dalë para trupit gjyqësor, duke hyrë në histori si presidenti i parë i SHBA-së i cili do të gjykohet.
Ai do të paraqitet në gjykatë pas akuzave për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.
“Publiku ka të drejtë për një zgjidhje të shpejtë dhe efikase të kësaj çështjeje”, tha gjykatësja federale Tanya Chatkan pasi shpalli vendimin e saj.
Në aktakuzën e dorëzuar javën e kaluar, Willis akuzoi Trumpin me 13 akuza, duke përfshirë shantazh, akuza për konspiracion dhe nxitje të një zyrtari publik për të shkelur betimin e tyre të detyrës.
Në rastin 'Trump' janë të përfshirë edhe 18 të pandehur të tjerë. Ndërkaq, rasti pritet të përfundojë shpejt, meqënëse ish-presidenti amerikan pranoi gjobën prej 200,000 dollarësh dhe kufizime tjera, si mos përdorimi i rrjeteve sociale.























