Lëshimi i ujit nga centrali Fukushima, rriten tensionet Kinë-Japoni
BKT
Rajoni dhe Bota

Lëshimi i ujit nga centrali Fukushima, rriten tensionet Kinë-Japoni

Përgatiti: Ardiana Gashi /RTK

 Rriten tensionet mes Japonisë dhe Kinës, kjo për shkak të lëshimit të ujërave të zeza të Fokushimës në detin japonez. Kina thotë se Japonia është fajtore për tensionet, derisa kjo e fundit tregon për ngacmimet që po u bëhen qytetarëve japonezë në Kinë.

Japonia tha të martën se ngacmimet që po përballeshin japonezët në Kinë pas lëshimit të ujit nga centrali bërthamor i Fukushimës ishte "jashtëzakonisht për të ardhur keq", duke konfirmuar se u gjuajt me tulla ambasada japoneze në Pekin.

Javën e kaluar, Kina ndaloi të gjitha importet e ushqimeve të detit nga fqinji i saj pasi Japonia filloi të lëshojë ujërat e zeza të trajtuara nga impianti në një operacion që Tokio dhe mbikëqyrësi bërthamor i Kombeve të Bashkuara kanë thënë se është i sigurt.

Që atëherë, Japonia u ka kërkuar qytetarëve të saj në Kinë që të kenë kujdes dhe ka rritur sigurinë rreth shkollave dhe misioneve diplomatike.

Ministri i Jashtëm i Japonisë konfirmoi të martën raportet e mediave se një tullë u hodh në ambasadën e saj në Pekin dhe I përsëriti thirrjet e kryeministrit Fumio Kishida të hënën drejtuar Kinës për të ndërmarrë veprime për të qetësuar situatën.

Ministri japonez shtoi se Kina duhet të "sigurojë informacion të saktë" në lidhje me çlirimin e ujit në Fukushima "në vend që të ngrejë në mënyrë të panevojshme shqetësimet e njerëzve duke ofruar informacion pa ndonjë bazë shkencore".

Në Pekin, një zëdhënës në ambasadën japoneze i tha AFP se stafi ishte "jashtëzakonisht i shqetësuar".

I pyetur se çfarë veprimi do të ndërmarrë Pekini për hedhjen e gurëve, zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze tha të hënën se Kina "mbron gjithmonë sigurinë dhe të drejtat dhe interesat legjitime të të huajve në Kinë, në përputhje me ligjin".

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota