Kamberi i reagon Bërnabiqit për deklaratën në Bled të Sllovenisë
BKT
Rajoni dhe Bota

Kamberi i reagon Bërnabiqit për deklaratën në Bled të Sllovenisë

M.Pasoma / RTKlive

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, e cila në Bled të Sllovenisë ka deklaruar se shqiptarët në Luginë të Preshevës kanë të drejta dhe se ata askush nuk i vret.

"Sipas Brnabiq, shqiptarët në Luginë të Preshevës, “paskan të drejta” sepse askush si “vranë”, ndërsa Serbët në Kosovë jo, është vazhdimsi e politikës zyrtare të standardeve të dyfishta të Serbisë për trajtimin e pakicave, dhe mohimit të të drejtave elementare të pakicave brenda territorit të vet, ndërkohë që për pakicën e vet në Kosovë, tenton të ndërtojë standarde që nuk ekzisojnë në asnjë shtet tjetër", ka shkruar Kamberi në facebook. 

Tutje Kamberi ka thënë se Serbia mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimorë, në të cilën, me ligj është ndaluar përdorimi publik i simbolit kombëtar.

"Serbia është vendi me pjesmarrje më të ulët të pakicave në jetën publike dhe vendimarrje, për shkak të politikave dikriminuese që me decenie po zbatohen. Në administratën shtetërore, institucionet publike, organizatat me interes të veçantë për qytetarët pjesmarrja e shqiptarëve është ose simbolike ose janë fare të pastruara nga shqiptarët. Gjyqësori, kadasri, inspekcionet republikane, dogana, shërbimi i të ardhurave, hekurudha, elektrodistribucioni dhe shëndetësia, janë shembujt më drastik të këtij diskriminimi në përfaqësim", ka thënë Kamberi. 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota