Grushtshtet në Gabon, oficerët e ushtrisë thonë se po marrin pushtetin
BKT
Rajoni dhe Bota

Grushtshtet në Gabon, oficerët e ushtrisë thonë se po marrin pushtetin

Përgatiti: Ardiana Gashi /RTK

Dymbëdhjetë ushtarakë u shfaqën në televizionin kombëtar të Gabonit, duke njoftuar se kanë anuluar rezultatet e zgjedhjeve dhe se po shpërndajnë të gjitha institucionet e republikës.

Oficerët e ushtrisë janë shfaqur në televizionin kombëtar në Gabon për të thënë se kanë marrë pushtetin. Ata thanë se po anulonin rezultatet e zgjedhjeve të së shtunës, në të cilat presidenti Ali Bongo u shpall fitues. Ata shtuan se kufijtë e vendit ishin mbyllur "deri në një njoftim tjetër".

Nëse konfirmohet, ky do të ishte grusht-shteti i tetë në ish-kolonitë franceze në Afrikë në tre vitet e fundit. Të shtënat e forta dëgjoheshin në kryeqytetin e vendit, Libreville, pas transmetimit.

Nuk pati asnjë përgjigje të menjëhershme nga qeveria ndaj njoftimit të ushtarëve dhe vendndodhja e Bongo-s nuk dihet. Është vendosur edhe një shtetrrethimi.

Komisioni Zgjedhor tha se Bongo kishte fituar pak më pak se dy të tretat e votave në një zgjedhje që opozita argumentoi se ishin mashtruese.

Përmbysja e tij do t'i jepte fund mbajtjes 53-vjeçare të pushtetit të familjes së tij në Gabon. Bongo erdhi në pushtet kur babai i tij Omar vdiq në vitin 2009.

Gaboni është një nga prodhuesit kryesorë të naftës në Afrikë, ndërsa gati 90% e vendit është e mbuluar nga pyjet.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota