Danimarka dëbon 10 diplomatë nga ambasada ruse
BKT
Rajoni dhe Bota

Danimarka dëbon 10 diplomatë nga ambasada ruse

ATSH

Danimarka do të dëbojë 10 diplomatë nga ambasada ruse duke barazuar numrin e punonjësve të ambasadës daneze në Rusi.

”Nga tani e tutje, pesë diplomatë dhe 20 punonjës të tjerë do të jenë në gjendje të punojnë në ambasadën ruse në Kopenhagë”, njoftoi të premten Ministria e Jashtme daneze.

Sipas ministrisë, negociatat për vizat për punonjësit e ambasadës daneze në Moskë kanë nisur prej disa kohësh.

Këto negociata nuk çuan në një përfundim, sepse gjatë negociatave Rusia u përpoq të aplikonte për viza për personelin e inteligjencës ruse, tha ministria daneze.

Reduktimi i stafit të ambasadës ruse në Kopenhagë do të përfundojë në fund të shtatorit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota