"Fushat e akullit" në Andet të Kilit po zhduken me shpejtësi alarmuese
Përgatiti: Luan Qorraj/RTK
Çështja e ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimatike është më të rëndësishme për të ardhmen e planetit. Edh pse ngrohja po ndodhë në të gjitha kontinentet, shkencëtarët thonë se njëra prej pikave ku efektet e ndryshimeve mund të shihen më së miri është në Amerikën e Jugut ku akullnajat mijëravjeçare po shkrihen brenda pak viteve.
Akullnaja më e madhe e Amerikës së Jugut, e njohur edhe si “Fushë e akullit" që shtrihet në vargmalet e Andeve në Kili, është duke u shkrirë me një rritëm alarmues. Sipas ekspertëve për 10 vjet këto fusha kanë pësuar ndryshime për të cilat do të nevojiteshin së paku 300 vjet, ndërsa temperaturat vazhdojnë të rritën me rritëm të përshpejtuar.
Shkencëtarët thonë se akullnajat e Kilit të cilat përfshijnë një territor prej 17 000 kilometrave katror, janë duke humbur rreth 1% të masës së tyre për çdo vit.
Ata thonë se me përshpejtimin e shkrirjes dhe rritjen e temperaturave, në rast që fushat e akullit në Kili do të zhdukën tërësisht brenda 20 vjetësh.
Sipas tyre, pasojat e zhdukjes së akullnajave do të jenë katastrofale, jo vetëm për njerëzit, por edhe për qindra lloje të bimëve dhe shtazëve të Kilit të cilat varën prej akullnajave për të siguruar ekosistemin brenda të cilit mbijetojnë























