78 vjet nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore
Rtsh
Bota shënon sot 78 vite nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, një ngjarje historike e cila për gjashtë vite shfarosi rreth 3 për qind të popullatës botërore apo mbi 70 milionë njerëz.
Më 2 shtator 1945, vendet aleate dhe Japonia firmosën zyrtarisht disfatën e Perandorisë së Japonisë. Dokumenti u përgatit nga gjenerali amerikan Douglas MacArthur.
Duke iu drejtuar përfaqësuesve të aleatëve të mbledhur në anije, gjenerali MacArthur tha se sikurse mbarë njerëzimi, ai shpresonte që pas kësaj ngjarjeje kaq të rëndësishme, një botë më e mirë do të dilte nga gjaku dhe tmerret e së kaluarës, një botë që do t’i përkushtohej dinjitetit të njeriut dhe plotësimit të dëshirave më të shtrenjta të njerëzimit, lirisë, tolerancës dhe drejtësisë.
Lufta e Dytë Botërore ishte një konflikt global që nisi në vitin 1939.
Konflikti u zhvillua midis Aleatëve dhe Boshtit Nazist, i cili përbëhej nga Italia, Gjermania dhe Japonia.























