Chelsea befasohet nga Nottingham Forest
BKT
Sport

Chelsea befasohet nga Nottingham Forest

Uran Krasniqi/RTKLive

Nottingham Forest ka befasuar Chelsean duke arritur fitore në "Stamford Bridge".

Në ndeshjen e xhiros së katërt në Premier League skuadra e cila ka investuar shumë në blerje të lojtarëve është mposhtur me rezultat minimal 0-1. 

Derisa pjesa e parë nuk ka njohur gola, ka qenë Elanga në fillim të pjesës së dytë ai i cili i ka siguruar tri pikë skuadrës mysafire. 

Pastaj me kalimin e minutave Mauricio Pochettino ndërhyri me inkuadrimin edisa sulmuesve nga pankina dhe "blutë" bënin presion në mënyrë të vazhdueshme, Forest qëndroi dhe nuk lejoi barazimin. 

Kjo ishte humbja e parë e Chelsea në në shtëpi gjatë këtij edicioni dhe hera e parë që nuk arriti të shënojë në një ndeshje në këtë sezon.

Pas katër ndeshjesh të zhvilluara City e kryeson tabelën me dymbëdhjetë pikë.