10:26 / 03.09.2023
Dy të vdekur në Spanjë pas përmbytjeve me shi
M.P. / RTKlive
Dy viktima mbetën të vdekur dje në Spanjë si pasojë e përmbytjeve të mëdha pas shiut të rrëmbyeshëm.
Mediat lokale raportuan se ata humbën jetën teksa po zbrisnin në luginën Gorgol, në rajonin e Aragonit, i cili u godit nga stuhitë.
Kjo gjendje me shi të dendur dhe stuhi ka shkaktuar përmbytje në Spanjën veriore dhe perëndimore. Shiu ka ardhur pas të nxehtit të madh, që ka shkaktuar djegie të vendit në shumë pjesë.
Sipas agjencisë spanjolle të motit, AEMET, shiu i rrëmbyeshëm do të vazhdoj deri të hënën.
























