Dënohen dy gazetare në Iran, shkak raportimet e tyre për protestat
BKT
Foto: Getty Images
Rajoni dhe Bota

Dënohen dy gazetare në Iran, shkak raportimet e tyre për protestat

M.P. / RTKlive

Krizat e thella civile në Iran janë përshkallëzuar duke cënuar edhe lirinë e mediave. Së fundmi, Negin Bagheri dhe Elnaz Mohammadi janë emrat e dy gazetareve, të cilat janë dënuar me tre vjet burg me kusht. Arsyeja e këtij vendimi ka të bëjë me raportimin e tyre nga protestat për të drejtat e grave dhe specifikisht shkeljes së tyre ndaj kurdes iraniane, Amini, e cila ka vdekur nga dhuna e autoriteteve iraniane para një viti për shkeljen e kodit të veshjes së Iranit.

Bagheri punonte për gazetën e pavarur “Haft-e Sobh”. 

Sipas The Guardian, ato akuzohen për “komplot” dhe “marrëveshje të fshehta”, transmeton RTKlive. Por gazetaret do ta vuajnë dënimin në burg për një muaj, e që sipas avokatit të tyre, Amir Raisian, ato do të privohen nga qarkullimi i lirë përtej vendit.

“Periudha e mbetur pezullohet për pesë vjet, gjatë së cilës do t'u kërkohet të marrin trajnim për etikën profesionale dhe do të ndalohen të largohen nga vendi”, ka deklaruar avokati Raisian.

Ai nuk elaboroi nëse vendimi mund të ndryshohej dhe raporti nuk detajoi akuzat kundër gazetareve.

Mediat lokale raportuan muajin e kaluar se autoritetet në Iran kishin marrë ose arrestuar më shumë se 90 gazetarë nga protestat.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota