15:51 / 03.09.2023
Mata flet si lojtar i Vissel Kobe, thotë se e dëshiron titullin në Japoni
Uran Krasniqi/RTKLive
Ish-mesfushori i Manchester United dhe i Spanjës, Juan Mata ka synim të fitojë titullin e kamponit në Japoni me Vissel Kobe.
Mata, fitues i Kupës së Botës me Spanjën në vitin 2010, është bashkuar me Kobe pasi gjatë verës është larguar nga Galatasaray.
“Ndihem shumë krenar që nënshkruaj për Vissel Kobe, një klub ku kanë luajtur lojtarë të mëdhenj dhe miq të mëdhenj që i admiroj: Andres Iniesta e David Villa”, ka thënë ai. “Kam ardhur këtu me synimin për të fituar ligën me Vissel Kobe dhe unë do të bëj më të mirën time për të ndihmuar ekipin ta fitojë këtë trofe”.
Në më pak se dhjetë ndeshje të mbetura të sezonit, Vissel është i dyti në J-League, një pikë prapa kampionit në fuqi Yokohama F-Marinos.























