Përmbytje në Greqinë Qendrore
Ardiana Gashi / RTK
Qyteti i Volos në Thesali është goditur rëndë nga shiu i rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Greqi.
Një burrë u gjet i vdekur dhe qindra shtëpi dhe rrugë u përmbytën në qytetin port të Volos, në Greqinë qendrore, mëngjesin e së martës, pas 10 orësh stuhi në rajonin e gjerë, të cilat pritet të vazhdojnë edhe për 24 orë të tjera.
Sipas informacioneve, furnizimi me energji elektrike është ndërprerë periodikisht në Volos.
Qindra shoferë u bllokuan në makinat e tyre pasi rrugët vertikale sollën sasi të mëdha reshjesh nga mali Pelion që rrjeti i kullimit nuk mundi t'i thithte.
Autoritetet ishin gjithashtu shumë të shqetësuara për rritjen e nivelit të ujit të përroit 12 kilometra të Krafsidonas, i cili mbledh ujin nga Pelioni dhe përshkon disa rrethe të Volos para se të përfundojë në anën perëndimore të portit dhe në Gjirin Pagasetik.
Mëngjesin e së martës, niveli i ujit ishte rritur me tre metra duke vënë në rrezik shumë lagje.
Përmbytje janë raportuar edhe në fshatrat tjera përreth.
Moti I ligë ka përfshirë disa pjesë të Greqisë me reshje të dendura shiu dhe bubullima që nga e hëna dhe pritet të zgjasë deri të mërkurën.
Observatori Kombëtar i Athinës tha se rajonet e Thesalisë, Sporades, Sterea Ellada qendrore dhe lindore, Evia veriore dhe Peloponezi do të preken më shumë nga shirat.
Më në detaje parashikohen reshje të dendura shiu dhe stuhi: në Epir, Ishujt Jon, Sterenë.
Perëndimore dhe Peloponezin Perëndimor.
Nga e hëna deri të martën në mbrëmje në Egjeun verior do të fryjë erë e fortë verilindore 7 deri në 8 beauforte, ndërsa temperatura do të ulet ndjeshëm me 6 deri në 8 gradë Celsius kryesisht në zonën Jon.























