Eurozona rishikon me ulje rritjen në T2 2022
BKT
Rajoni dhe Bota

Eurozona rishikon me ulje rritjen në T2 2022

atsh

Rritja e tremujorit të dytë në eurozonë u rishikua në 0,1% nga vlerësimi i mëparshëm prej 0,3%, tha Eurostat.

Në eurozonë, Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 0,5% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, njoftoi agjencia statistikore e Bashkimit Evropian.

Rritja tremujore e PBB-së në 20 vendet që përbëjnë zonën e monedhës së përbashkët në dy tremujorët e mëparshëm ishte gjithashtu e dobët duke u rritur me 0,1% në tremujorin e parë të këtij viti dhe një rënie me 0,1% në tremujorin e fundit të vitiT 2022.

Inflacioni i lartë ka ulur kërkesën e konsumatorëve dhe sektori i eksporteve industriale është goditur nga një rënie në tregtinë globale.

“Shpenzimet e konsumit final të familjeve dhanë një kontribut të papërfillshëm në rritjen e PBB-së si në eurozonë ashtu edhe në BE,” vuri në dukje Eurostat.

Kontributi i investimeve fikse bruto ka qenë pozitiv, por i ulët.  


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota