Vërshimet në Greqi, raportohet për persona të zhdukur
Dardan Ramabaja /RTK
Autoritetet greke janë në kërkim të disa personave përfshirë një çift austriak të cilët raportohen të zhdukur si pasojë e vërshimeve në Greqinë qendrore dhe se janë në kërkim të një çifti austriak dhe disa personave të tjerë që u zhdukën nga vërshimet.
Njerëzit në Greqinë qendrore u bllokuan në çatitë e shtëpive të tyre pasi përmbytjet vunë nën ujë fshatra të tëra. Së paku dhjetë persona kanë vdekur që kur stuhia Daniel goditi Greqinë, Turqinë dhe Bullgarinë këtë javë.
Çifti austriak vendosi të strehohej brenda shtëpizës që kishin marrë me qira për muajin e tyre të mjaltit pranë malit Pelion, por ajo u morr uji i përmbytjeve të shpejta.
Disa rajone greke morën deri në 800 mm shi në ditët e fundit - që është sasi më e madh se në një vit të tërë. Fusha e Karditës në Greqinë qendrore u u kthye në një liqen, me fshatin e saj Palamas që u mbyt në ujë.
Kryetari i Bashkisë së Palamas, Giorgos Sakellariou, bëri një thirrje alarmante për ndihmë në duke paralajmëruar se njerëzit ishin të bllokuar në shtëpitë e tyre dhe përballeshin me rrezik të menjëhershëm.
Shkencëtarët e klimës kanë paralajmëruar se ngrohja globale do të thotë që më shumë ujë të avullohet gjatë verës, duke çuar në stuhi me reshje më intensive.
Greqia ka luftuar me zjarre shkatërruese për pjesën më të madhe të verës. Kjo përfshinte më të madhen e regjistruar të BE-së, në të cilën u humbën jetën të paktën 20 njerëz.























