Hong-Kongu dhe Kina Jugore po përballen me vërshime
Flutura Bekqeli / RTK
Hong Kongu dhe qytetet jugore të Kinës po luftojnë me përmbytjet e përhapura, pasi rajoni po përballet me disa nga reshjet më të mëdha të shiut në histori.
Rrugët dhe stacionet e metrosë janë nën ujë në Hong Kong derisa zyrtarët mbyllën shkollat dhe vendet e punës. Byroja e motit tha se shirat, që filluan të enjten, janë më të mëdhatë që kanë goditur qytetin në gati 140 vjet.
Të premten, autoritetet e Hong Kongut thanë se të paktën 83 persona ishin dërguar në spital në 24 orët e fundit për shkak të motit të egër. Shiu ka shkaktuar edhe rrëshqitje të dheut duke bllokuar disa rrugë. Autoritetet e motit lëshuan një sinjal "të zi" të shiut të enjten mbrëma, një paralajmërim i shkaktuar nga reshjet që kalojnë 70 mm në orë. Observatori i Hong Kongut më vonë raportoi një reshje shiu për orë prej 158.1 milimetrash, më e larta që nga fillimi i regjistrimeve në 1884.
Shiu i madh ka përmbytur gjithashtu Kinën jugore, me qytetin Shenzhen - përtej kufirit me Hong Kongun - duke raportuar shirat e tij më të mëdhenj që nga fillimi i regjistrimeve në 1952.
Qindra fluturime janë pezulluar në provincën më të gjerë Guangdong, ndërsa autoritetet lokale paralajmëruan për përmbytje të shpejta dhe këshilluan banorët në zonat e ulëta të konsiderojnë evakuimet. Dhjetëra miliona njerëz jetojnë në zonat bregdetare të dendura të populluara të Kinës jugore.
Në Hong Kong, tuneli kryqëzor i qytetit, një rrugë kyçe që lidh ishullin kryesor me gadishullin Kowloon në veri të tij, u përmbyt gjithashtu.
Administrata meteorologjike e Kinës pret që reshjet ekstreme të shiut të vazhdojnë të premten dhe të shtunën në rajonin jugperëndimor të vendit.
Reshjet e fundit vijnë më pak se një javë pasi dy tajfunë, Saola dhe Haikui, goditën Kinën jugore.























